Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Kamëz. Një 30 vjeçar duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me një shtyllë tensioni.
Për pasojë, i riu ka humbur jetën në vendngjarje.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 04.01.2022, rreth orës 13:35, në Kamzë, në vendin e quajtur “Tre fushat”, shtetasi E. K., rreth 30 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me një shtyllë tensioni.
Si pasojë e përplasjes, shtetasi E. K., ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/Priza.al/