“Humba njeriun e dashur”, moderatorja e njohur vaksinohet LIVE në studion e lajmeve

Sikundër njoftoi ministrja Manastirliu, gjatë mesditës ka nisur vaksinimi i gazetarëve dhe operatorëve të terrenit. Në sheshin “Skënderbej” ndodhet edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila po monitoron vaksinimin.

Nga ana tjetër, gazetarja e “Top Channel”, Genta Popa është vaksinuar LIVE gjatë edicionit të lajmeve të orës 15:00. Para se të bënte vaksinën, Popa kujtoi kunatin e saj të ndjerë, Kujtim Prodani, i cili ndërroi jetë pak kohë më parë nga koronavirusi.

Me lot në sy, Popa u shpreh se kemi humbur shumë njerëz të dashur nga virusi vdekjeprurës. Ajo apeloi, që të gjithë të shkojnë të vaksinohen.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *