Andi dhe Melisa janë çifti i vetëm i ‘mbijetuar’ i Përputhen dhe të dy po e shijojnë në maksimum romancën e tyre.
Mirëpo, herë-herë ka dhe njerëz që shprehen se nuk i duan ata të dy bashkë dhe nuk i shikojnë me njëri-tjetrin.
“S’kemi ça të shprehim, që kur u lidhe me Melisën të humbën vlerat”, i ka shkruar dikush Andit në bisedën virtuale që ai ka zgjedhur të bëjë.
“Epo vallahi pra aq më bëhet qejfi që ke filluar të krijosh këtë mendim, aq sa gëzohem dy herë e do bëj festë për njerëz si ty që të largohen e të mos jenë fare të pranishëm në jetën time. Kështu që vazhdo”, i është përgjigjur ai duke i treguar se të tjerët nuk mund të ndikojnë në marrëdhënien e tyre.
/Priza.al/