Humbën garën për Rrogozhinën/ PD: Jemi fituesit moralë!

Kandidati i Partisë Socialiste Edison Memolla triumfoi ndaj Hoxhës së “Bashkë Fitojmë” në garën për bashkinë e Rrogozhinës.

Memolla nga Partia Socialiste ka marrë 5120 vota ndërsa Shkëlqim Hoxha nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka marrë 5097 vota. Diferenca e votave ka qenë shumë e vogël, ku Hoxha ka humbur Bashkinë për vetëm për 23 vota më pak.

Partia Demokratike ka reaguar pas këtij rezultati duke i ftuar mbështetësit të mos dekurajohen. Me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ PD shprehet se kjo forcë është fituesja morale e bashkisë.

Deklarata e plotë:

Të nderuar Qytetarë të Bashkisë Rrogozhinë që me votën tuaj vendosët për ndryshimin e drejtimit të Bashkisë Rrogozhinë!

Të nderuar demokratë që punuat pa u lodhur, miq dhe Vellezërit tanë emigrantë që dhatë kontributin tuaj të jashtëzakonshëm, në këtë rezultat epik që u arrit në Bashkinë Rrogozhinë.

Ne jemi fitues moral të Bashkisë por dhe ai real pasi e mbyllëm Bashkinë me rezultatin 57-vota përpara, kundërshtari jonë që festoi parakohe arriti të ngre kokën dhe jo të buzëqeshë vetëm me një kuti atë të Burgut Rrogozhinë ku nuk dihet realiteti i këtij rezultati?

Falenderimet tona pafund për të gjithë ju, mos u dekurajoni se betejën tonë do ta vazhdojmë në rrugë ligjore për çdo votë që ju kontribuat me gjithë zemër.

 


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *