Dalim pamjet e rrëzimit të kabinës së teleferikut në Itali ku humbën jetën 14 persona dhe nga tragjedia shpëtoi vetëm një 5 vjeçar. Ai ishte i shoqëruar nga prindërit, vëllai, stërgjyshi dhe stërgjyshja të cilët humbën jetën.
Nga pamjet shikohet momenti kur kabina e teleferikut që po ngjitej normalisht, sapo të arrin majën, kur duhet të lidhet me stacionin, kabina lëviz papritmas poshtë dhe përfundimisht shkëputet nga litari dhe bie në tokë.
Disa zyrtarë të kompanisë që operon teleferikun po ndiqen penalisht nën dyshimin e çaktivizimit të qëllimshëm të sistemit të frenimit emergjent, i cili supozohej të bllokonte kabinën kur u prish kablloja.
/Priza.al/