Humbën jetën 5 persona në Qafë-Muzinë, del raporti i ekspertëve! Si ndodhi aksidenti

Aksidenti tragjik që ndodhi në Qafë-Muzinë la pas 5 persona të pajetë. Ndërkohë ‘Report tv’ ka zbuluar raportin e ekspertëve që tregon se përplasja mes mjeteve mund të ketë qënë tangenciale dhe nga pozicionimi i Land Roverit në dy metra pas ndodhjes së aksidentit. Ekspertët kanë treguar se në momentin e ndodhjes së aksidentit ka pasur rreshje të pakta shiu çka ka favorizuar aksidentin e ndodhur.

“Përplasja mes dy mjeteve ka qenë tangenciale dhe kjo është përcaktuar edhe nga pozicionimi i Land Roverit ne dy metra pas ndodhjes së aksidentit. Gjurmët e frenimit në vendngjarje mungojnë çka do të thotë se s’ka pasur fare frenim dhe nëse do kishte, mbi atë bazë do përcaktohej sa shpejt ka qenë Land Roveri”.

Ekspertët konfirmojnë se “nëse do të kishte përplasje frontale, përgjithësisht energjia e cliruar nga të dy mjetet do të varej nga pesha e secilit mjet dhe në këtë rast, pasojat do të ishin vecse me lëndime. Por në rastin në fjalë me përplasjen tangenciale një pjese e energjisë e përthith goditja, kurse pjesa tjetër e ruan lëvizja“-thuhet në raport.

Thuhet se drejtuesja e Land Roverit Rexhina Çelhaka udhëtonte me automjetin e djalit të xhaxhait të saj nga Tirana në drejtim të Sarandës. Çelhaka nën shoqërinë e shoqeve të saja, kishte përshkuar rrugën nga bregdeti jonian me ndihmën edhe të GPS në celular pasi ishte një terren i panjohur për të.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *