Dy turistë nga Belgjika humbën rrugën në Tropojë. Duke u munduar për të dalë nga terreni i vështirë, djali 25-vjeçar u dëmtua në këmbë.
Turistët kanë njoftuar policinë dhe kanë kërkuar ndihmë, pasi 25-vjeçari nuk ecte dot për shkak të dëmtimeve që kishte marrë në këmbë.
Menjëherë kanë nisur kërkimet nga shërbimet e komisariatit të policisë Tropojë dhe pas disa orë kërkimesh është bërë e mundur gjetja e dy turistëve, në vendin e quajtur “Stakaj”.
Turistët janë transportuar me ambulancë në spitalin e Tropojës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
/Priza.al/