Një opracion shpëtimi u zhvillua në brigjet e ishullit jugor të Kretës, pasi një varkë që mbante qindra refugjatë azilkërkues humbur drejtimin, duke lundruar në det të trazuar.
Roja bregdetare tha sot se pasagjerët në varkë kishin kërkuar ndihmë nëpërmjet linjës së emergjencës gjatë natës.
Në varkë ndodheshin rreth 500 persona, tha roja bregdetare.Destinacioni i azilkërkuesve ishte Italia.
Ndërsa mësohet se mes azilkërkuesve kishte dhe të mitur. Një 15-vjeçar është dërguar në spital, për shkak të lëndimeve që ka marrë kur varka përplasej nga dallgët e mëdha