Një çift gjerman kanë humbur këtë të enjte në gadishullin e Karaburunit.
Shtetasit nga Gjermania dyshohet se kanë humbur rrugën në afërsi të gjirit te Anglezit.
Delta Forcë dhe ADZM janë vënë në lëvizje për gjetjen e tyre.
Mësohet se pas tre orësh kërkim nëpër zonat e thella mbi gjirin e Anglezit në Karaburun , Delta forcë dhe Zonat e mbrojtura kanë mundur të gjejnë në gjendje te mirë shëndetësore çiftin gjerman.