Aktorja e humorit Rudina Dembacaj ka kujtuar të atin e saj të ndjerë, i cili u nda nga jeta dy vite më parë nga një sëmundje e rëndë.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Rudina ka ndarë me ndjekësit e saj një foto nga banesa e tij e fundit.
“Dy vjet pa ty! Unë nuk rri pa ty, asnjë moment të ditës. Je kudo, në çdo situatë, në çdo vështirësi e gëzim. Më mësove si me përjetu, ba. Të dua shumë, shumë”, shkruan ajo.