Trajneri i ekipit kryeqytetas “Partizani”, Ilir Daja, nuk do të jetë më në krye të kësaj skuadre si tekniku i saj!
Burime për mediat pranë klubit të kuq, bënë të ditur se janë ndarë rrugët mes teknikut dhe 16 herë kampionëve.
Ai e kishte paralajmëruar largimin e tij menjëherë pas humbjes në derbit me ekipin e Tiranës. Gjatë orëve në vazhdim pritet njoftimi zyrtar i klubit.
Në 15 ndeshje të zhvilluara në këtë edicion të “Kategorisë Superiore,” skuadra kryeqytetase ka fituar vetëm 4 ndeshje, ka barazuar 6, si dhe ka humbur 5, duke grumbulluar 18 pikë dhe duke u pozicionuar në vendin e pestë.
Aventura e teknikut 55-vjeçar në krye të pankinës së “demave të kuq” zgjati 16 muaj, ku detyrën e trajnerit e mori në gushtin e vitit 2020. Tashmë në kampin e kuq po mendohet për të gjetur pasardhësin e Ilir Dajës.
/Priza.al/