Të gjithë i kemi parë reagimet që Donaldi ka bërë gjatë gjithë qëndrimit të tij brenda shtëpisë së ‘BBV’, por asnjëherë se kishim menduar që kjo që ndodhi mund të kishte ndodhur.
Ditët e fundit Bora-Donaldi-Beatrixa kanë qenë tre emrat më të komentuar dhe jo më kot. Teksa të gjithë prisnin që Donaldi të ribashkohej me Borën pas puthjes së famshme, ai bëri të papriturën duke u deklaruar beqar e duke nisur një histori dashurie me Beatrixën.
“Kjo është ajo që dua”, tha Donaldi për Beatrixën live në spektaklin e të martës.
Ndërkohë Bora ende nuk ka bërë një reagim, për situatën e krijuar, por mesaduket heshtja e saj flet më shumë se çdo gjë.
Bora mund të ketë humbur Donaldin, por ka marrë shumë mbështetje dhe dashuri. Moderatores i janë rritur ndjeshëm ndjekësit në Instagram e shifra ka kapur mbi 900 mijë.
Bora ka marrë dashuri jo vetëm nga publiku, por dhe shumë prej kolegëve duke nisur nga opinionisti Arjan Konomi, i cili e cilësoi si moderatoren më të mirë në Shqipëri.
/Priza.al/