Humbi garën për Shkodrën, reagon Spahia

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Shkodrën nuk arriti të sigurojë një tjetër mandat në krye të kësaj bashkie. Bardh Spahia u mund me një diferencë prej më shumë se 10 mijë votash nga kundërshtari socialist Benet Beci. Ky i fundit mori 33180 vota, ndërsa Bardh Spahia 21875 vota.

Me në të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ Spahia u shpreh se pushteti i dalë nga krimi nuk ‘jeton gjatë’.

“Çdo pushtet i dalë nga bota e krimit dhe paratë e pista nuk jeton gjatë, ndërsa shpirti i lirë i Shkodrës i ka rezistuar edhe kohëve më të errëta.

Mirënjohje për të gjithë qëndrestarët dhe ata që nuk bëjnë kompromis për lirinë.” – shkroi Spahia.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *