Familjarët e 60-vjeçarit i cili humbi jetën si pasojë e sulmit ndaj televizionit “Top Channel” kanë folur jashtë kamerave. Pal Kola, gjatë turnit si roje objekti, mori një plumb, të cilit nuk arriti t’i mbijetojë.
Viktima kishte 6 muaj që punonte si roje sigurie pranë Top Medias. Familjarët kanë treguar se ai ecte disa kilometra në këmbë për të shkuar në punë. Pal Kola jetonte në zonën e Sharrës, nga ku përditë nisej me këmbë drejt Kasharit, ku ndodhet edhe godina e “Top Channel”.
“Ecte disa kilometra në këmbë për të shkuar në punë. Kishte 6 muaj që punonte”– kanë thënë ata jashtë kamerave.
Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00 pas mesnate. Persona të paidentifikuar u afruan pranë ambienteve të “Top Channel” dhe qëlluan me breshëri kallashnikovi kundrejt ambienteve të televizionit.