Policia ka dhënë detaje nga aksidenti i ndodhur pak më parë në Vorë, ku e vdekur mbeti një e moshuar. 68 vjeçari nga Lushnja, ka aksidentuar një këmbësore ende të paidentifikuar, që besohet se është rreth të 70-ve.
Uniformat blu njoftojnë se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Vlorës.
Njoftimi i policisë:
Në orën 19:20, në autostradën “100 Vjetori”, Vlorë, një automjet, me drejtues shtetasin A. M., 68 vjeç, banues në Lushnje, ka aksidentuar një këmbësore ende të pa identifikuar, rreth 70 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/Priza.al/