Anri Kashiku, 18-vjeçari që humbi jetën ndërsa përpiqej të shpëtonte të vëllanë dhe një shokun e tij që ishin marrë nga dallgët në Durrës, është shpallur “Dëshmor i Atdheut.” Lajmin familjarëve ua dha kryeministri pasditen e së premtes ndërsa ata kishin hapur dyert e mortit.
Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka bërë të ditur se e ka firmosur sot vendimin e Komisionit Qendror të Statusit “Dëshmori i Atdheut” për t’i dhënë statusin “Dëshmor i Atdheut” , Kashikut.
Peleshi ka publikuar edhe një foto të Certifikatës në llogarinë e tij në Facebook.