Humbi jetën sot në aksident bashkë me shoqen, mikja e të resë prek me dedikimin

Një aksident i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës, ku humbën jetën dy vajza dhe u plagos rëndë drejtuesi i mjetit, Arbër Tivari.

Njëra prej viktimave ishte 24-vjeçarja Roxhesa Klironomi, e cila nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra nga përplasja.

Një e afërme e saj ka reaguar për ndarjen nga jeta të së resë, të cilën e cilëson si çapkëne zemërbujare teksa shpreh edhe ngushëllimet për familjarët.

“Qofsh e xhenetit xhesi çapkenia zemer bujare. Zoti i dhurofte durim familjareve e qofte sprova e fundit ne jeten e familjes Klironomi!! E kam te pamundur ta besoj 24 vjecarja qe u aksidentua mbreme ishe tiiiiii”, thuhet në reagimin e mikeshës së saj.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *