Kryeministri Rama ka shkuar për vizitë në familjen e të ndjerit Arjan Sala, i cili humbi jetën në zjarrin që përfshiu një magazinë. Kreu i qeverisë ka shkuar në familjen e Arjan Salës, për të shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të 32-vjeçarit.
Familja e 32-vjeçarit ka hapur dyert e mortit për ndarjen nga jeta të djalit të tyre. Arjan Sala mbeti i bllokuar pas zjarrit që ra në një magazinë tek “Casa Italia”.
I ndjeri ishte me detyrë punonjës i shërbimit të sigurisë. Trupi i pajetë i 32-vjeçarit Arjan Sala u nxor pas 3 ditësh, pas zjarrit në magazinën në qendrën tregtare “Casa Italia”. Trupi u identifikua nga xhaxhai i 32-vjeçarit, dhe më pas u dërgua në morg.
Referuar dëshmisë së familjarëve, Sala ka shpëtuar rreth 20 punonjës të tjerë në magazinë.
Rama kërkoi pak ditë më parë që Sala të shpallej Dëshmor i Atdheut, pasi trupi i tij u gjet në magazinën te “Casa Italia”, në tentativë për të shpëtuar të tjerët, por mbeti i bllokuar.
Ekspertiza paraprake zbuloi se i riu ka qendruar rreth 24 orë gjallë, por më pas nuk ia ka dalë dot më. Qeveria pritet ta shpallë Dëshmor të Atdheut me propozim të mijëra qytetarëve që u solidarizuan në rrjetet sociale.