Shumica e plumbave që iu drejtuan godinës së televizionit “Top Channel” kanë lënë shenja në katin e dytë të godinës dhe më pak në katin e poshtëm. Njëri pre tyre bëri rikoshet dhe goditi në shpatull rojën 61-vjeçar. Ky i fundit, pasi mbeti i lënduar kërkoi të shkonte tek miqtë e tij, rojet e tjera të sigurisë, që ishin në një kabinë më tutje. Por pasi eci 8-9 metra ai u rrëzua dhe humbi jetën.
Për momentin hetimi për sulmin ndaj Top Channel do të referohet për akuzën e ‘vrasjes në rrethana cilësuese’ në dëm të Pal Kolës dhe duke rrezikuar jetën e shumë të tjerëve. Por, për autoritetet hetimore vrasja e 61-vjeçarit më shumë mundësi ka qenë aksidentale. Kjo edhe për shkakun se plumbi që i ka marrë jetën ka qenë rikoshet dhe ai nuk ka qenë objektiv i autorëve./ReportTv