Meledin Adili, 23-vjeçari i cili u denoncua i zhdukur ditën e sotme nga familjarët e tij në fshatin Borje të Kukësit, është gjetur pak minuta më parë. I riu është raportuar i humbur pasi kishte shkuar në Bjeshkë dhe nuk ishte kthyer më.
Adili është gjetur në Bjeshkët e Sharrit, ku ishte strehuar në një çadër turistësh për shkak të kushteve të këqija atmosferike. Për fat të mirë ai është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore.
Kujtojmë që gjatë paradites së sotme, të afërmit e 23-vjeçarit bën apel për ndihmë që kërkimet të nisin me dron ose helikopter, pasi territori ishte shumë i vështirë.