Humbi kontrollin dhe i preu këmbën të resë me makinë luksoze, lirohet nga qelia djali i Erzen Breçanit dhe kalon me dënim të ‘butë’

Qytetarët në Shqipëri janë për ditë në luftë me të keqen, por ata janë edhe të dekurajuar pasi drejtësia dhe qeveria që mbahen nga taksat e tyre, i kanë lënë në mëshirë të fatit.

Megjithëse këto ditë ka pasur një “bum” aksidentesh me pasoja të rënda për qytetarët, të shkaktuara kryesisht nga fëmijët e azdisur dhe të droguar të pasanikëve që në këto 30 vite kanë vjedhur shtetin dhe popullin, duhet se ata nuk i ka gjetur gjë.

Edhe pse ndodhin aksidente me pasoja deri në humbje jete, pasanikët dhe fëmijët e politikanëve që mbajnë edhe super-automjete dhe që shkaktojnë edhe dramat më të mëdha, ja hedhin paq duke mos marrë ndonjëherë as dënimin minimal.

Kjo, sepse shteti në Shqipëri është me dy standarde dhe i pasuri gjithmonë ja hedh në një kohë që qytetarët e thjeshtë vuajnë gjithë jetën pasojat e krimeve të pandëshkuara.

Jehon Breçani, 19-vjeçari që aksidentoi këmbësoren 23-vjeçare, Xhesina Gega, rreth tre javë më parë në Tiranë, duke i këputur këmbën, është një tjetër shembull i standardeve të dyfishta.

Ai është liruar nga qelia dhe ka kaluar në arrest shtëpie vetëm pak ditë pasi kreu një aksident që tronditi kryeqytetin për pasojat që shkaktoi.

Por siç ndodh rëndom në këto raste, gjendet një sebep apo justifikim dhe gjithmonë personat me probleme ose lënë qelinë ose marrin një dënim të zbutur, sa për t’u harruar ngadalë.

Gezetarja Xhensila Kodra në “Log”, tha se ditën e premte, gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj tij nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

“Ditën e premte ka lënë ambientet e spitalit dhe ndodhet në masën e sigurisë “arrest shtëpie”,- deklaroi gazetarja.

Ndërsa gazetari Artan Hoxha, shtoi se ky vendim është marrë për shkak se, vetë 19-vjeçari ka pësuar dëmtime nga përplasja e fortë.

“Ka pësuar dëmtime vetë gjatë aksidentit në mushkëri. Ka qenë e nevojshme ndërhyrja mjekësore. Prandaj është ndryshuar masa e sigurisë sepse spitali i Burgut nuk i ka garantuar trajtim mjekësor. Familja Breçani ka sjellë njerëz nga fisi i vet nga Tropoja për të dhënë gjak për 23-vjeçaren e aksidentuar”,- deklaroi ai.

Aksidenti ndodhi në zonën e ish-porcelanit në datën 10 Qershor, ku vajza e re ishte duke qëndruar në trotuar kur u përplas nga Breçani që po ngiste një automjet luksoz me shpejtësi marramendëse.

Si pasojë e kësaj shpejtësie Breçani humbi kontrollin e autoveturës duke dalë nga rruga në trotuar duke goditur këmbësoren që humbi këmbën dhe duke përplasur pastaj një pemë dekorative.

/Pruiza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *