Humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me murin, ndërron jetë shoferi

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Bushnesh në Krujë, ku si pasojë e një përplasje me makinë ka humbur jetën një person.

Burimet paraprake bëjnë me dije se shoferi ka humbur kontrollin e makinës dhe si pasojë është përplasur me murin rrethues të një banese.

Mjeti ishte duke udhëtuar në aksin e autostradës Mamurras-Fushë Krujë, ndërsa fillimisht shoferi u transportua me ambulancë në spital.

Sipas mjekëve të spitalit, drejtuesi i automjetit humbi jetën sapo mbërriti në spitalin e Traumës në kryeqytet.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *