Humbi të birin 6-vjeçar si pasojë e një aksidenti në Shëngjin, rrënqeth e ëma: Pse nuk vdiqëm ne me ty!

“Si do fle pa ty, o i bukuri im, o shpirti mamit”.

Këto ishin fjalët e nënës që humbi djalin 6-vjeçar si pasojë e një aksidenti. Familja nga Burreli, që prej vitesh jetonte në Angli, kishin shkuar me pushime në Shëngjin, kur të voglin e shtypi një furgon në qendër të qytetit bregdetar.

6-vjeçari u transportua me shpejtësi në spital, por nuk arritit të mbijetonte. Nëna e tij përmes një statusi në rrjete sociale ka shprehur hidhërimin për humbjen e rëndë.

Ajo, drejtohet me fjalë prekëse për të birin, që mbylli përgjithmonë sytë, në atë që konsiderohej si pushimet familjare.

 

 

“O Shpirt o zemer o jeta mamit ti ma vrave shpirtin o zemer pse ike ngele vetem o shpirt pse nuk vdiqem te gjith me ty pse o i bukuri im a po te mungoj mami ty,si do fle un pa ty………… o Zot me vdis dhe mua o zot”, shkruan zonja Nuzi.

/Priza.al/

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *