Humbi të birin para 3 ditësh, Ronaldo rikthehet për herë të parë në stërvitje (Foto)

Dita e hënë ishte një nga ditët më të dhimbshme për Cristiano Ronaldon, pasi humbi njërin prej binjakëve të porsalindur, më saktësisht humbjen e të birit, partnerja e tij, Georgina Rodriguez, i cili solli në jetë vetëm vajzën e cila është shëndoshë e mirë.

Sakaq, e gjithë bota ishte në përkrahje të tij në momentin më të vështirë të familjes së portugezit, pasi dhe në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Liverpool, Ronaldo u la pushim nga Manchester United.

Ndërkohë, ai është rikthyer sot në stërvitje në Carrington  ku dhe ka kryer përgatitjet e plota me ekipin. Ai është  fotografua në pjesën e pasme të një makine, teksa po mbante kufje në vesh, gjatë rrugës për t’iu bashkuar grupit të skuadrës.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *