Pas humbjes në zgjedhjet vendore, kandidati i PS, Ndrec Dedaj ka uruar rivalin e tij Albertin për detyrën e re. Ai u shpreh se respekton votën e qytetarëve, ndërsa shtoi se sovrani nuk gjykohet për zgjedhjet e tij.
“Të dashur bashkëqytetarë, sëbashku me ju po përmbyllim një rrugëtim 8-vjeçar në krye të punëve të Bashkisë Mirditë. Ju shpreh mirënjohje pa kufij që më dhatë mundësinë të përmbushja një ëndërr, që gjith dashurinë që kam patur dhe kam për Mirditën dhe ju, ta përkthej nëpërmjet punës me gjtith fuqinë e mendjes dhe të zemres, në të mira publike, sociale e shpirtërore, tashmë të prekshme dhe të pranuara nga të gjith. Garova dhe për një rrugtim tjeter 4 vjeçar pasi kisha projekte e punë të tjera për të kryer, por ju e besuat votën tuaj për kundërshtarin tim në këto zgjedhje Albert Melyshin. I uroj Albertit suksese në detyren e lartë të Kryetarit Bashkisë dhe bëftë më të mirën për Mirditën dhe ju të dashur qytetarët e mijë. Sovrani nuk gjykohet. I juaji Ndrec Dedaj.”, shkruan Dedaj.