Humbi zgjedhjet parlamentare, Basha vijon ‘betejën’ për të mbajtur karrigen e PD-së

Kreu i PD, Lulzim Basha në kuadër të zgjedhjes për kryetar brenda partisë ka takuar demokratët e Kukësit.

Basha ka deklaruar se zgjedhjet e 25 prillit nuk ishin beteja e fundit e PD, por ndalja e dhunshme e përkohshme e ndryshimit që shqiptarët donin.

Ai siguron se kuksianët sot e duan më shumë sot ndryshimin.

FJALA E LULZIM BASHËS NË KUKËS

Falenderoj gjithë secilin prej jush, themelues, qëndërestarë, intelektualë, bij dhe bija të Kukësit.

Unë jam dëshmitar okular se bashkë me ju kemi qenë në qendër të qytetit, në tregun e qytetit, në shtëpitë e kuksianëve, bizneset e kuksianëve dhe kemi parë sesi janë zbrazur në veçanti nga rinia e janë zvogéluar familjet, bizneset janë mbyllur ndërkohë që terrori qeveritar, hakmarrja qeveritare është vërsulur mbi ju me një diskriminim dhe një ndjenjë urrejtje që tejkalon çdo formë angazhimi midis kundërshtarëve politikë.

Asnjëherë nuk janë bërë bashkë në këtë mënyrë, as në 2017,  as në 2001, as në 91 shteti me partinë, krimi i organizuar , oligarkia, paratë e buxhetit dhe paratë e pista të korrupsionit e të drogës. Prapë njesoj si në 91 demokratët ishin bashkë pa pushtet. Pa asnjë pushtet institucional, por me një pushtet të pafundshëm, pusshtetin moral, pushtetin e zemrave të pastra, qëllimeve të ndershme, jo thjeshtë për të sjellë rotacion por për të sjellë ndryshimin.

Diferenca është fare e qartë rotacion do të thotë të luftosh për pushtet, ndryshim do të thotë të luftosh për kuksianët , të luftosh për shqiptarët. Ndaj dhe kuksianët i prinë kësaj beteje me pjesëmarrje dhe shqiptarët në tërësi na ndoqën anembanë vendit, nga veriu në jug, mos e besoni atë hartë tradhëtare. Shikojini statistikat nga veriu në jug, deri në cepin më jugor të Shqipërisë shqiptarët në masë u derdhën në kutite e votimit dhe votuan ndryshimin.

Ndaj 25 prilli nuk është dita e fundit e betejës që kemi nisur. Është ndalja e dhunshme e përkohëshme e ndryshimit që shqiptarët e deshën me 25 prill, që kuksianët e votuan me 25 prill dhe që sot e duan akoma më shumë.

Në vend që të na ulnin në gjumë, ne u rritëm u bëmë më të fortë. Në Kukës qartësisht po kështu edhe në Shqipëri. Ndaj vëllezër dhe motra falenderimi shkon për gjithësecilin prej jush, për demokratët shqiptarë kudo ku ndodhen, për strukturat tona, për drejtuesit tanë, për ekipin tonë, në veçanti për ju që keni qenë tetë vite nen kamzhikun e një kundërshtari politik që nuk ju ka trajtuar si kundërshtarë politikë, ju ka trajtuar si armiq, duke shkatërruar normalitetin e jetës tuaj, familjeve tuaja deri në eksodin masiv të bijve dhe bijave të Kukësit.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *