Angoni rikthehet sërisht si Prefekte e Shkodrës, pasi humbi zgjedhjet për kryetar të bashkisë Shkodër, ajo u dorëhoq nga posti si Prefekte para shpalljes së kandidaturës. Sot Kryeministri, me një vendim të Këshilli të Ministrave e ka emëruar sërish në detyrën e Prefektes së qarkut Shkodër.
VENDIM PËR
EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË SHKODRËS
Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Majlinda Angoni të emërohet prefekt i Qarkut të Shkodrës.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA