Humbi zgjedhjet, por ja se ku e ka mundur kreu i opozitës kryeministrin Rama…  

Opozita mori një goditje që nuk e priste në zgjedhjet e 25 prillit, duke lënë edhe për të paktën një mandat 4-vjeçar në krye të qeverisë Edi Ramën dhe Partinë Socialiste.

Por edhe pse humbës Lulzim Basha ka arritur që të jetë superior me vota ndaj Ramës, të paktën në votat preferenciale.

Liderat e PS dhe PD shmangën në këto zgjedhje një përballje mes njëri tjetrit, pasi Basha kandidoi vetëm në Tiranë kurse Rama në Durrës e Vlorë.

Pavarësisht se në qarqe të ndryshme, me popullsi dhe numër kandidatësh jo të njëjtë, Basha rezulton se merr si kandidat më shumë vota preferenciale.

14 mijë e 48 qytetarë kanë votuar për Lulzim Bashën si kandidat në Tiranë.

Nga ana tjetër, Rama ka marrë 11 mijë e 969 vota në Durrës dhe 11 mijë e 412 vota në Vlorë.

Në top 10-shen e kandidatëve, Basha renditet i 4-ti si më i votuari kurse Rama i 8-ti.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *