Humbin dy turistë të huaj në Valbonë, në kërkim prej ditës së djeshme

Dy turistë në Valbonë rezultojnë të humbur që prej ditës së djeshme. Mësohet se njëri është rus dhe tjetri suedez dhe kanë humbur kontaktet për shkak të fikjes së celularëve nga rënia e baterisë. Siç bën me dije policia ata kanë humbur rrugën duke eksploruar territorin nga Valbona në drejtim të Thethit.

Menjëherë janë angazhuar Forcat e Policisë së Tropojës për gjetjen e tyre. Për shkak të terrenit të vështirë vazhdojnë kërkimet nga punonjës policie që po kontrollojnë territorin me këmbë.

Kërkimet intensive nga shërbimet e Policisë kanë vazhduar që prej mbrëmjes së djeshme, kur turistët kanë shkëputur kontaktet. Punonjësve të Policisë që janë në kërkim të turistëve i  janë bashkuar edhe alpinistët e vendit.

Po vijojnë kërkimet edhe në zonën e majës së Jezercës, por po haset në vështirësi për shkak të terrenit të thyer.

Mendohet se ata kanë humbur diku nga Rrogami deri në Qafë të Valbonës. Ndërkohë, pritet që zona ku dyshohet të kenë humbur turistët të kontrollohet nga ajri me helikopter.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 03.06.2021, në mbrëmje, në Valbonë, dy turistë, nga Suedia dhe Rusia, kanë humbur rrugën duke eksploruar territorin nga Valbona në drejtim të Thethit. Menjëherë janë angazhuar Forcat e Policisë së Tropojës për gjetjen e tyre. Për shkak të terrenit të vështirë vazhdojnë kërkimet nga punonjës policie që po kontrollojnë territorin me këmbë. Kërkimet intensive nga shërbimet e Policisë kanë vazhduar që prej mbrëmjes së djeshme, kur turistët kanë shkëputur kontaktet për shkak të fikjes së celularëve nga rënia e baterisë. Punonjësve të Policisë që janë në kërkim të turistëve i janë bashkuar edhe alpinistët e vendit.” 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *