Humbja e Arjan Salës/ Meta: Me sakrificën sublime, hyri në zemrat tona për t’u përjetësuar si simbol i vetëmohimit

Presidenti Ilir Meta i ka shprehur ngushëllimet familjes Sala, pasi trupi i pajetë i djalit të tyre u gjet në orët e para të mëngjesit  të kësaj të shtune.

Hero e ka quajtur kreu i shtetit, pasi Sala ka shpëtuar jetën e punonjësve të tjerë, duke sakrifikuar të tijën. Meta ka edhe një mesazh duke thënë që ky vetëflim të shërbejë si një kambanë alarmi për shtetit që të marrë masa që t’u gjendet pranë qytetarëve të tij dhe të mos i braktisë ato në momentet që ka më nevojë, kjo pasi familjarët akuzuan zjarrfikësit.

“Arjan Sala, heroi ynë!  Shumë dhembje, mirënjohje e respekt të thellë për këtë njeri të jashtëzakonshëm, që në kushte shumë të vështira, me ndjenjën e lartë të përmbushjes së detyrës, shpëtoi jetën e shumë qytetarëve duke qenë i ndërgjegjshëm se po humbte jetën e tij.

Me sakrificën sublime, Arjan Sala hyri në zemrat tona për t’u përjetësuar si simbol i vetëmohimit, i dashurisë për njerëzit, shembull i mirësisë dhe i vlerave më të larta humane.

Mbi vetëflijimin e Tij uroj të ndërtohet një shtet më njerëzor, më i dhembshur, më social dhe më reagues, që nuk i braktis njerëzit në nevojë në momentet më të vështira, por që mendon për ta dhe i respekton me përulësi çdo ditë Heronjtë e thjeshtë e të heshtur dhe sakrificat e tyre në shërbim të komunitetit.

Ngushëllimet më të ndjera familjes!

Lutemi që shpirti i Heroit tonë Arjan Sala të prehet në paqen e merituar”, shkruan Meta.

Arjan Sala u gjet pas më shum se 3 ditësh i djegur në magazinën që u përfshi nga flakët pasdites e së mërkurës. Ai ishte shef i sigurimit në qendrtën tregtare te ish-dogana.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *