Ka dalë përpara mbështetësve të tij por në vend që të pranonte humbjen dhe të merrte mbi vete përgjegjësitë për këtë, u ka bërë thirrje demokratëve që të mos dorëzohen.
Kështu ka deklaruar kryedemokrati Lulzim Basha në një fjalim të shkurtër nga shkallët e selisë Blu, duke theksuar se ai dhe opozita kanë luftuar me një regjim që bleu vota me paratë e krimit.
“Muzgu i kësaj mbrëmje po bie mbi male, një tjetër hije po avitet në mendime dhe zemra. A është muzgu i shpresës për Shqipërinë demokratike dhe normale? Kemi shumë vite që luftojmë për demokraci por ja dolëm se jemi njerëz të fortë dhe besojmë tek demokraci.
Beteja për demokraci ka vijuar çdo ditë. Unë besova se falë fuqisë do ta fitonim dhe do t’ja kthenim demokracinë. Këto zgjedhje nuk kishin të bënin për demokracinë. U shkatërrua Kodi Zgjedhor dhe Kushtetuta. Numri më i madh i votave të pavlefshme.
Miliona euro të hedhura për të blerë vota. Vodhën të dhënat përdorën kriminelët dhe bandat, duke e bërë edhe më të madhe masakrën. Rama bashkëpunon me përfaqësues të krimit si Tom Doshi.
Pavarësisht kësaj ne sollëm një arritje të madhe për demokracinë në Shqipëri. Ne jemi më të vendosur se kurrë kushdo që mendon se do të dorëzohemi nuk na njeh mirë.
Do ta vazhdojmë betejën me gjithë fuqinë tonë. Do të luftojmë deri në fitoreë sepse misioni është më i madh se të gjithë ne. Po u dorëzuam ne Shqipëria nuk ka më asnjë mundësi. Dhe kjo nuk do të ndodhë kurrë.
Vëllezër dhe motra falenderoj mbështetësit tanë. Anëtarët e komisionit. Komisionerët, numëruesit dhe vullnetarët për angazhimin e pashembullt. Iu falenderoj nga thellësia e zemrës. Faleminderit për besimin tuaj. Iu premtoj se nuk do t’ju zhgënjejmë kurrë.
Ne do të luftojmë për ju. Zëri juaj do të dëgjohet qartë dhe fort. Kjo është përgjegjësia ime dhe detyrimi që kam para jush”,- ka deklaruar kryetari i PD-së, Lulzim Basha.
Ndërkohë, PD-ja ka depozituar kërkesën e saj në KQZ prej të cilës kërkon të dhënat teknologjike, ka shkelje të rënda në procesin e numërimit të votave, duam pamjet.
/Priza.al/