Humbjet e mëdha të Tina Turner që këngëtarja s’i kapërceu kurrë

Tina Turner dha frymën e fundit të mërkurën, më 24 maj, në moshën 83-vjeçare. Pavarësisht problemeve shëndetësore që e mundonin prej vitesh, artistja legjendare ndërroi jetë në shtëpinë e saj në Kusnacht të Zvicrës, afër Cyrihut. Zëdhënësi i saj, Bernard Doherty, njoftoi vdekjen e saj.

Përveç betejës prej vitesh me kancerin e zorrëve dhe presionin e lartë të gjakut, të cilat e munduan për më shumë se katër dekada, këngëtares iu desh të përballej edhe me “demonët e saj të brendshëm”.

Për vite me radhë, ajo luftoi me plagët psikologjike të lëna nga abuzimi që kishte marrë. Mirëpo, “vetëshkatërrimi” i saj erdhi pas humbjes së dy fëmijëve. Jeta e saj, e cila dikur ishte plot magjepsje, sukses, përfundoi me varësi dhe përpjekje për vetëvrasje.

Fëmijët ishin burimi i forcës së saj, pasi ajo kishte deklaruar në të kaluarën se “nuk ndihej sikur kishte marrë dashuri nga dikush tjetër”. Ajo kishte një fëmijë, Craig, me saksofonistin Raymond Hill, dhe më pas një tjetër, Ronnie, me burrin e saj të parë, Ike Turner.

Megjithatë, nevoja e saj për të dhënë dashurinë që nuk mori, e bëri atë të hapte krahët për dy fëmijë të tjerë, Ike Jr. dhe Michael, të cilët Turner i kishte nga marrëdhëniet e mëparshme. Fatkeqësisht, fati i saj doli të ishte tragjik. Me sa duket, Tina Turner nuk e kapërceu kurrë humbjen e tyre.

Ronnie Turner ndërroi jetë vitin e kaluar pas komplikimeve nga beteja e tij me kancerin e zorrës së trashë. Ai ishte në fazën e fundit, ndërsa “luftonte” edhe me një sëmundje kardiovaskulare. Sipas ekzaminimit mjekësor, shkak i vdekjes së tij ishte metastaza e kancerit në organe të tjera vitale, ndërsa ndërroi jetë në moshën 62-vjeçare.

Nëna e tij është kujdesur që t’i thotë “lamtumirë” publikisht përmes rrjeteve sociale dhe më konkretisht përmes llogarisë personale në Instagram. “Ronnie, ti u largove nga bota shumë shpejt. Me trishtim mbyll sytë dhe mendoj për ty biri im i dashur”, kishte shkruar ajo për të.

Por ndryshe nga Ronnie, i cili nuk e dinte se çfarë fati i kishte rezervuar, Craig vendosi të vetëvritej në vitin 2018, në moshën 59-vjeçare, me një plumb të vetëm në kokë. Djali që Tina Turner pati në moshën 18-vjeçare, kur ajo njihej ende si Anna Mae Bullock dhe pothuajse “u rrit” me të, vrau veten në shtëpinë e tij në Kaliforni. Ai punonte si sekser në Beverly Hills.

Nëna e tij u informua për vdekjen e djalit te saj teksa ishte në Paris, ku mori pjesë në Javën e Modës. Duke folur për të, këngëtarja e madhe ka shpjeguar se Craig ka qenë gjithmonë shumë i vetmuar, ndërsa ka lënë të kuptohet se ndoshta ka vuajtur nga probleme psikologjike.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *