Propozimi i Bashkimit Evropian për vendosjen e embargos për naftën ruse do të shkatërronte ekonominë hungareze, ka paralajmëruar ministri i jashtëm i vendit, shkruan BBC.
Në një video në Facebook, Peter Szijjarto ka thënë se sanksionet e propozuara nga Komisioni Europian nuk ofrojnë zgjidhje për problemet e mëdha që do të shkaktonte në Hungari.
BE-ja ka vendosur një sërë masash pasi Rusia pushtoi Ukrainën. Në fillim të këtij muaji, BE njoftoi planet për të ndaluar naftën ruse deri në fund të vitit si pjesë e paktës së gjashtë sanksioneve.
“Ky do të jetë një ndalim i plotë i importit për të gjithë naftën ruse, në det dhe tubacione, të papërpunuar dhe të rafinuar. “Nuk do të jetë e lehtë. Disa vende anëtare janë shumë të varura nga nafta ruse. Por ne duhet ta bëjmë,” tha Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen.