Ligji i ri që hyn në fuqi në të gjithë Hungarinë ndalon ndarjen e përmbajtjes mbi homoseksualitetin ose rivendosjen e seksit tek njerëzit nën 18 vjeç në programet shkollore të edukimit seksual, filma ose reklama. Qeveria thotë se ka për qëllim të mbrojë fëmijët por kritikët e ligjit thonë se ligji lidh homoseksualizmin me pedofilinë.
Në Budapest, muajin e kaluar, kishte protesta kundër ligjit. Ligji, më saktësisht, u ndalon fëmijëve dhe të rinjve librat, filmat dhe përmbajtjet që flasin për seksualitet tjetër, përveç heteroseksualitetit. Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka thënë se ligji nuk është kundër homoseksualitetit. “Bëhet fjalë për të drejtat e fëmijëve dhe prindërve”, ka thënë ai. Orban ka thënë se liderët evropianë veprojnë si “kolonialistë” me kritikat e tyre ndaj ligjit.
‘I papajtueshëm me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut’
Martesa e të njëjtit seks është e ndaluar me kushtetutë në Hungari, por partneriteti civil njihet. Akti deklaron se vetëm çiftet e martuara mund të birësojnë fëmijë, përveç nëse jepet leje e veçantë nga ministri i çështjeve të familjes. Kjo në mënyrë efektive ndalon çiftet e të njëjtit seks ose individët beqarë që ta bëjnë këtë.
Komisioni tha se duhen vendosur kritere të qarta për të kufizuar “fuqinë e re diskrete” të ministrit, për të siguruar ose refuzuar pëlqimin për birësime nga njerëz beqar. Kjo do të ndihmonte në ndalimin e diskriminimit, përfshirë në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor.
Gjithashtu u zbulua se ligji e bën “njohjen ligjore të gjinisë së njerëzve trans dhe seksual jokushtetues dhe për këtë arsye të pamundur”, dhe se kjo “është e papajtueshme me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut”.
Këshilli i Evropës nuk është pjesë e Bashkimit Evropian, por mendimet e Komisionit të Venecias merren parasysh nga dega ekzekutive e BE kur peshon nëse duhet ndërmarrë veprime kundër ndonjërit prej 27 vendeve anëtare të bllokut mbi prapambetjen e mundshme demokratike.
Komisioni Evropian dhe parlamenti i BE-së tashmë kanë filluar veprimet “e sundimit të ligjit” kundër qeverisë së Kryeministrit hungarez Viktor Orban. Nëse katër të pestat e 26 partnerëve të Hungarisë në BE bien dakord “ekziston një rrezik i qartë i një shkeljeje serioze” të vlerave të bllokut, Budapesti mund të humbasë të drejtat e saj të votimit.
Traktati i BE thotë se blloku “është i bazuar në vlerat e respektit për dinjitetin njerëzor, lirinë, demokracinë, barazinë, shtetin e së drejtës dhe respektimin e të drejtave të njeriut, duke përfshirë të drejtat e personave që u përkasin pakicave”.
/Burimi France24/ përshtati në shqip Priza.al/