Ajo është e bukur, seksi dhe shik njëkohësisht, por edhe tepër e përpiktë dhe rigoroze në punën që bën.
Daria Boyarskaya është vajza ruse, që po bën xhiron e mediave botërore dhe rrjetit dhe jo vetëm. Gjithçka nisi kur Vladimir Putin, e përdori atë si një “armë sekrete” për të tërhequr vëmendjen e ish-Presidentit amerikan Donald Trump, në bisedimet që ata patën në Samitin e “G20” në vitin 2019.
Gjithçka bëhet e ditur përmes librit të botuar nga ish-zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham, i cili do të dalë në treg më 5 tetor.
Sipas britanikes “Daily Mail”, Daria Boyarskaya, u punësua nga presidenti rus jo për rolin e saj si përkthyese në takimin e krerëve të shteteve në Osaka, Japoni, por për kualifikimet e saj fizike.
“Misioni i vajzës ruse ishte të zgjonte presidentin e 45-të të Shteteve të Bashkuara”,- shkruan Grisham në librin e saj të ri.
Në takimin e Putin-Trump në 2019-ën, Daria veshi një kostum blu.
Në mediat sociale, Boyarskaya thotë se, punon për Asamblenë Parlamentare të OSBE-së dhe Ministrinë e Jashtme Ruse. Edhe pse gjatë takimit, përkthyesja ruse ishte veshur duke u përmbajtur normave, në rrjete sociale të saj ajo pozon ndryshe.
Në një nga fotografitë, ajo ka veshur një fustan transparent me rruaza, ndërsa në një tjetër, ajo pozon me thonj të kuq, një fustan lëkurë me një dekolte të guximshme.
/Burimi: Daily Mail/Përshtati: Priza.al/