Hyjnë në fuqi masat e reja/ Punonjësit e administratës, supermarketeve dhe qendrave tregtare duhet të paraqiten në punë me certifikatë vaksinimi

Siç ka njoftuar edhe Komiteti Teknik i Ekspertëve, prej ditës së sotme, në vendin tonë do të hyjnë masat e reja anti-COVID, kjo me qëllim për të parandaluar përhapjen e infeksioneve tashmë që prezent është edhe varianti Omicron.

Nga sot, punonjësit e administratës publike, të qendrave tregtare dhe supermarketeve, për t’u paraqitur në punë duhet të dorëzojnë certifikatën e vaksinimit. Në rast se ata nuk kanë certifikatën e vaksinimit, punonjësit mund të paraqiten me certifikatë shërimi të vlefshme për 6 muajt e fundit, në të kundërt test PCR çdo 5 ditë.

Ditët e fundit, shumë qytetarë janë paraqitur tek mjeku i familjes pasi kanë simptoma të ngjashme me virusin, kujtojmë se këto simptoma vijnë edhe si pasojë e gripit të stinës.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *