Një familje në Spiten të Lezhës është dhunuar gjatë natës nga grabitësit, të cilët u larguan me një sasi parash dhe dy aparate celularësh.
Shtëpia e Gjergj Doçit, 61 vjeç u sulmua nga personat e maskuar, por kryefamiljari dhe e shoqja, Vitore Doçi, 47 vjeçe bënë rezistencë e si pasojë u lënduan nga maskat.
Të lënduarit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërkohë Policia ka nisur hetimin. Policia ka shoqëruar disa persona që e njohin familjen, si të dyshuar dhe ka ngritur pika kontrolli.
Njoftimi:
Lezhë
Më datë 24.05.2021, pas mesnatës, në fshatin Spiten, Lezhë, jemi njoftuar nga shtetasi Gj.D., se dy persona të paidentifikuar kanë vjedhur në banesën e tij duke i dhunuar atë dhe bashkëshorten shtetasen V.D.,47 vjeçe, një sasi lekësh dhe 2 aparate celularë.
Në vendngjarje janë fiksuar prova materiale të lëna nga autorët, të cilat do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.
Gjithashtu, janë shoqëruar në Komisariat disa persona që dyshohet të kenë dijeni për ngjarjen.
Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës, me qëllim kapjen e autorëve.