Hyn në fuqi vendimi i Qeverisë/ Shërbimet e QKB kalojnë vetëm online në ‘e-Albania’

Nga sot, shërbimet që ofroheshin në sportel pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) do të jenë të disponueshme vetëm nëpërmjet portalit elektronik

Ky ndryshim vjen si rezultat i një vendimi të ri të Qeverisë, i cili përcakton se aplikimet për lëshimin e ekstrakteve dhe korrigjimin e gabimeve mund të realizohen vetëm online, dhe jo më në sportel.

Sipas këtij vendimi, të gjithë aplikantët do të njoftohen për çdo vendim të QKB-së nëpërmjet portalit e-Albania.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *