Hyrja në Gjermani/ Nga sot, 1 Gusht, qeveria federale vendos rregullat e reja për të gjitha ata që duan…  

Për të penguar përhapjen e virusit në fund të pushimeve të verës, nga data 1 gusht hyn në fuqi detyrimi i testit për të kthyerit nga pushimet. Ndërkohë shtohen zërat për fundin e testeve falas kundër koronës.

Më 1 gusht hyri në fuqi detyrimi i testit për të kthyerit nga pushimet, masë që u mor për të penguar përhapjen e virusit në fund të pushimeve të verës. Të gjithë personat nga mosha 12-vjeçare duhet të paraqesin para hyrjes në Gjermani testin negativ, vërtetimin e vaksinimit apo shërimit nga virusi.

Ky rregull vlente deri tani për pasagjerët ajrorë, por tani vlen për të gjitha rrugët e hyrjes në Gjermani, me automjet, autobus apo tren. Kontrollet do të zhvillohen në masë të gjerë.

Ndërkohë në Gjermani debatohet për ndalimin e testimit falas për personat e pavaksinuar.

Megjithëse qeveria gjermane ka thënë se testet falas aktualisht do të vazhdojnë, ka mjaft zëra nga qeveritarë gjermanë, që kërkojnë përcaktimin e një date për futjen e testimit me pagesë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *