Hyrje të reja në BBV? Ky është aktori që përflitet si banori i ri i shtëpisë

Disa ditë më parë, moderatorja e “Big Brother Vip”, Arbana Osmani, lajmëroi banorët dhe pubilkun se “Big Brother duket sikur po nis nga fillimi”.

Me hyrjen e gjashtë banorëve të rinj, është ende e paqartë nëse do të ketë ende hyrje të reja në shtëpi. Megjithatë aludimet në rrjet nuk mungojnë dhe emri i fundit që përflitet është ai i aktorit të humorit, Rezart Veleshnja.

Në fakt ka qenë vetë ai që ka nxitur dyshimet se mund të jetë pjesë e formatit. Aktori ka postuar një foto me regjisorin e BBVA, Eduart Grishaj duke shkruar krah saj:

“Si mendoni a të futem në Big Brother?”

Nuk dihet nëse është thjesht një ngacmim i aktorit apo ai realisht po mendon të bëhet pjesë e formatit.

“Big Brother VIP” sapo i janë bashkuar 6 banorë: Elvis Pupa, Qetsor Ferunaj, Fotinia, Jori Delli dhe Antoneta Koçi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *