Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në “Big Brother Vip Albania” janë në qendër të vëmendjes.
Banorët e ‘BBV2’ po përfliten kudo në rrjet dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Tre banorë të rinj do t’i bashkohen shtëpisë më të madhe në Shqipëri sonte, duke ndryshuar kështu dinamikat e lojës.
Është zbuluar emri i banorit të ri që hyn sonte në shtëpinë e Big Brother VIP. Burime ekskluzive për Priza.al konfirmojnë se personi që hyn mes konkurrentëve sonte është gazetari i njohur Bledi Mane. Ai njihet për karakterin e tij ngacmues dhe për debatet e forta që shkakton në daljet televizive.
Pritet me kureshtje sesi do të ndryshojnë ngjarjet pas hyrjeve të reja./Priza.al