Hysaj e Broja rrezikojnë stolin ndaj Islandës? Ja çfarë ndodhi në stërvitjen e fundit të kombëtares

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka zhvilkuar seancën e fundit para ndeshjes ndaj Islandës. Në këtë ndeshje trajneri Reja pritet të bëjë disa ndryshime thuajse në çdo repart, për shkak të formës së futbollistëve apo edhe problemeve fizike.

Tekniku zakonisht ua komunikon formacionin lojtarëve vetëm gjatë paradites së ditës së ndeshjes, pasi ka parë edhe gjendjen e tyre fizike. Por në stërvitjen e sotme ai ka dhënë indici për ndryshime pasi në ushtrimet taktike që ka zhvilluar, në fillim ka lënë janë grupit të lojtarëve të planifikuar si titullarë Elseid Hysajn dhe Armando Brojën.

Në grupin e titullarëve ishin Balliu dhe Lenjani, të cilët mund të jenë krahët e mbrojtjes për këtë sfidë në kërkim të aksioneve ofensive. Ndërkohë, dyshe e sulmit mund të jetë ajo me Cikalleshin dhe Uzunin, pasi Broja nuk i nisi ushtrimet e sotme taktike me grupin e titullarëve. Gjithsesi, këto për momentin janë vetëm sinjale dhe Reja ka treguar se mund të ndryshojë shumë gjëra në ditën e ndeshjes, ashtu siç veproi me formacionin ndaj Izraelit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *