Ditën e sotme ekipi ynë kombëtar u kthye në Shqipëri pas humbjes me Spanjën.
Në aeroportin e Rinasit është parë të vijë edhe mbrojtësi Elseid Hysaj, i cili në këtë kampionat ka qenë nga më të kritikuarit.
Ai refuzoi t’iu përgjigjej pyetjes së gazetarëve.
“Jo, se do ik, kam edhe unë pushime, nuk do rri këtu” – dëgjohet të thotë anësori kuqezi.