I akuzoi për diskriminim të emigrantëve, Sunak i përgjigjet Ramës: Mirënjohës për bashkëpunimin

Kryeministri i Britanisë së Madhe Rishi Sunak i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama në lidhje me emigrantët e paligjshëm shqiptar në Britani.

Me anë të zëdhëndëses së tij, Sunak u shpreh se Britania ka një marrëdhënie të fortë me Shqipërinë dhe është mirënjohëse për punën që bën për të trajtuar luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore.

“Ne kemi një marrëdhënie të fortë me partnerët tanë shqiptarë. Ne jemi mirënjohës për bashkëpunimin e qeverisë shqiptare dhe mbetemi plotësisht të përkushtuar për të punuar së bashku me ta. Ne duam të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi me partnerët ndërkombëtarë për të thyer modelin e biznesit të kontrabandistëve të njerëzve dhe i jemi mirënjohës Shqipërisë për punën e tyre me ne për këtë,” tha zëdhëndësja.

Rama i ‘tërheq veshin’ Britanisë: Mos i quani shqiptarët kriminelë! Merrni shembull nga Gjermania


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *