I akuzuan burrin, Gjylameti i përgjigjet Bashës: Halucinacione!

‘Shpifje’  i ka konsideruar deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti akuzat e kreut të PD-së, Lulzim Bashës një ditë më parë se bashkëshorti i deputetes socialiste në bashku me një kompani italiane e me një televizion kombëtar kanë sjellë skenën në ‘Arenën e Hajnisë’, duke iu referuar Kuvendit të Berishës.

Me një postim në Facbook, Gjylameti thotë se kompania pë rtë cilën flet Basha nuk ka lidhje me të e familjarët e saj, teksa thekson se do ta hedhë në gjyqë kryedemokratin.

“E mirëkuptoj gjendjen e vështirë psikologjike në të cilën ndodhesh në këto momente, por kjo nuk i justifikon në asnjë moment halucinacionet, aq më tepër kur je dhe shpifës recidivist. Kompania që thua nuk ka asnjë lidhje me mua, e me familjarët e mi e për këtë bashkë do shihemi në gjyq me shpresën që nuk do i shpëtosh drejtësisë si çdo herë me justifikime qesharake… Deklarata ime e para dy javëve me z. Alibeaj i referohet dhunimit, uzurpimit dhe thyerjes të çdo norme dhe ligji në fuqi duke keqpërdorur foltoren e parlamentit si edhe thirrjes së përsëritur për rikthimin në shinat e ligjshmërisë, pasi të kishte zgjidhur hallin e madh që ju kishte zënë për të treguar se kush është kryetari… Sikleti që të ka rënë, nuk do të thotë se duhet të mashtrosh pa teklif e më pak të përfshish në farsën që ke ngritur tërë këto vite për të justifikuar humbjet, familjarët e mi apo Partinë Socialiste… Lider nuk munde të bëhesh, por nëse të ka mbetur edhe pak dinjitet, bëhu burrë dhe përballu me drejtësinë”, shkruan Gjylameti.

Akuzave të Bashës iu përgjigj dje edhe Berisha, që i konsideroi shpifje, teksa shtoi se do t’i bënte shpejt publike kostot e organizimit të Kuvendit të thirrur prej tij.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *