Thanas Beko është ‘i forti’ i Elbasanit i cili u arrestua këtë të mërkurë në Elbasan.
Beko u përfshi në një konflikt me një person tjetër duke mos e cilësuar arsyen dhe natyrën e konfliktit.
Kush është Thanas Beko?
Në vitin 2019 Beko u akuzua për “Vjedhje me dhune” e kryer në bashkëpunim dhe “Heqja e paligjshme e lirisë” e kryer në bashkëpunim, për çështjen e mbajtjes peng dhe dhunimit të taksitit Andi Vyshka, mikut të një gjyqtare në Elbasan.
Beko gjatë kësaj akuze u la në “arrest shtëpie” nga gjyqtari Tomorr Kullolli por u arrestua sërish pak ditë më pas për thyerjen e masës së sigurisë pasi në vend që të qëndronte në banesë u konstatua nga policia në një lokal në autostradën Elbasan- Metalurgji ku dhe taksisti Vyshka deklaroi asokohe se e mbajtën peng.
Thanas Beko është i afërmi i Ilir Bekos, pronarit te disa pikave karburanti në segmentin rrugor Papër-Elbasan ku në vitin 2019 iu gjetën 15 armë zjarri në ambientet e karburantit të tij në Papër.
Beko pohonte se nuk kishte asnjë dijeni për armatimin modern që ndodhej në magazinë ndaj u la i lirë nga gjykata kundrejt garancisë pasurore që ai vuri në dispozicion prej 50 milion lekë të vjetra.