Lirohet nga qelia Bedri Murati i arrestuar disa ditë më parë me dyshimet se po kryente veprime për të orientuar votën e qytetarëve në Krujë.
Gjykata e Tiranës me kërkesë të prokurorisë, ka caktuar masën detyrim paraqitje ndaj Bedri Muratit i cili u arrestua nga policia e Krujës, për veprën penale “korrupsion aktiv në zgjedhje”. Gjykata e Tiranës e nxori nga burgu duke caktuar ndaj tij masën e sigurisë detyrim paraqitje. Policia njoftoi sekuestrimin 69 000 të rinj, 50 euro dhe 2 lista me emra qytetarësh.
Sa i përket parave që iu sekuestruan Muratit, ai ka pretenduar, se “një shumë të tillë, nuk është gjë e pazakonte që çdo qytetar ti ketë në xhep për përdorim vetjak dhe familjar”.