I akuzuar për korrupsion dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm/Prokuroria e Tiranës kërkon të pushohen akuzat për Henri Çilin

Shtetasi Henri Çili u arrestua në 28 shkurt 2020 pasi u akuzua se kishte ofruar 750 mijë euro për reduktimin e dënimeve të vëllezërve Alban dhe Arbion Aliko. Këta të fundit të  dënuar me 20 vite burgim të përjetshëm  pas vrasjes së efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha, i cili u godit me snajper në hyrje të Lazaratit në qershor 2015.

Tashmë është kërkuar nga Prokuroria e Tiranë  që të pushohet çështja në ngarkim të pronarit të Universitetit Europian të Tiranës dhe botuesit Henri Çili ndaj akuzës për korrupsion dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm.  Sipas prokurorëve akuzat ndaj Çilit nuk u vërtetuan asnjëherë dhe tashmë i kërkohet Gjykatës së Lartë që çështja ndaj tij të pushojë.

Gazmir Ajdini, vëllai i bashkëjetueses së Henrit Çilit, i cili është dënuar për drogë u njoh me Albion Alikon dhe i premtoi se do ta ndihmonte. Në fillim u kërkuan 1 milionë euro ryshfet për llogari të Çilit nga Ajdini, palët ranë dakord për 750 mijë euro. Çili u përgjua së bashku me një funksionar të lartë të drejtësisë. Bashkë me Çilin u arrestua për llogari të Gjykatës së Përmetit  Drejtori Juridik i UET-së,  Ilir Korbi, Sait Fishta, shoferi i Henri Çilit dhe 26 persona të tjerë.

Çështjen e mori fillimisht në dorë Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, por më vonë shpalli moskompetencë duke ia kaluar dosjen Prokurorisë së Tiranës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *