I akuzuar për mashtrim/ Biznesmeni turk del sot para Gjykatës, pritet vendimi për ekstradim

Biznesmeni turk Faruk Fatih Ozer pritet të dalë sot para Gjykatës, pasi akuzohet se ka përfituar rreth 2 miliardë dollarë nga mashtrimi me kriptomonedhat.

Burime për median bëjnë me dije se pas vendimit të gjykatës, Ozer do të ekstradohet drejt shtetit turk.

Turku u arrestua më 30 gusht të këtij viti në plazhin e Himarës. Rezulton se Ozer ishte themelues i një platforme online për këmbimin e kriptovalutave, Thodex ku papritur mbylli papritur aktivitetin, pasi kishte grumbulluar një shumë prej 2 miliardë dollarësh nga 391 mijë investitorë.

Ozer akuzohet për veprat penale “Krijimi i organizatës kriminale” dhe “Mashtrimi me pasoja të rënda”.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *