Një 33-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi ishte i shpallur në kërkim për veprën penale ‘mashtrim’ i kryer në bashkëpunim. Ky person ka rezultuar në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore Prishtinë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg“, për veprat penale “Mashtrimi“ i kryer në bashkëpunim, “Pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal me qellim mashtrimin“ dhe “Pastrimi i parave“. Interpol Tirana po vijon procedurat për ekstradimin e këtij tij drejt Kosovës.
NJOFTIMI I POLICISË:
Falë bashkëpunimit mes Policisë së Kavajës dhe Policisë së Durrësit si dhe shkëmbimit në kohë reale mes Interpol Tirana, Fast Kosova dhe Fast Albania, kapet dhe vihet në pranga një tjetër person në kërkim ndërkombëtar. Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Kosovës, 33-vjeçar, i shpallur në kërkim për veprat penale “Mashtrimi“ i kryer në bashkëpunim, “Pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal me qellim mashtrimin“ dhe “Pastrimi i parave“. Shërbimet e Policisë Kavajë në bashkëpunim me DVP Durrës, pas ndjekjes dhe koordinimit të veprimeve bënë kapjen në Plazhin e Durrësit dhe arrestimin provizor me qëllim ekstradimi të shtetasit: A. F., 33 vjeç, banues në Kavajë.
Ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore Prishtinë (Departamneti Special), ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg“, për veprat penale “Mashtrimi“ i kryer në bashkëpunim, “Pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal me qellim mashtrimin“ dhe “Pastrimi i parave“, parashikuar nga Legjislacioni Penal i Republikës Kosovës. Interpol Tirana, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Kosovës.
/Priza.al/